Ambasada e Iranit në Spanjë ka mohuar përmes rrjeteve të saj sociale se Kristiano Ronaldo do të dënohet me 99 goditje me kamxhik për puthjen në ballë të artistes vendëse Fatemeh Hamami.

Një grua, e cila ka 85% paralizë trupore, donte t’i dhuronte dy vizatime portugezit të pikturuara me këmbët e saj.

“Ne mohojmë fuqimisht nxjerrjen e ndonjë vendimi gjyqësor kundër ndonjë sportisti ndërkombëtar në Iran. Është shqetësuese se publikimi i lajmeve të tilla të pabaza. Ronaldo udhëtoi drejt Iranit më 18 dhe 19 shtator për të luajtur në një ndeshje zyrtare futbolli dhe është pritur shumë mirë nga populli dhe autoritetet. Takimi i tij i sinqertë dhe njerëzor me Fatemeh Hamamin gjithashtu u vlerësua dhe u admirua”, thuhet në deklaratë.