Situatat e vazhdueshme konfliktuale brenda Partisë Demokratike, kanë sjellë një reagim nga Ambasada e SHBA-së. Në një reagim thuhet se Shtetet e Bashkuara jtakohen rregullisht me komisionet parlamentare.

Ambasada thekson se nuk ka asnjë rol në zgjedhjen e udhëheqësve të parive politike dhe shton se SHBA nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj individëve të shpallur (non-grata), sikurse bën një thirrje nxitëse ndaj aktorëve politikë për të shikuar me kujdes se në cilin krah qëndrojnë.

Reagimi i plotë: Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Shtetet e Bashkuara takohen rregullisht me komisionet parlamentare në lidhje me legjislacion kyç, të tillë si ai për Avokatin e Popullit, i cili luan një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi. Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri. Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla.