Ambasada amerikane në Tiranë ju ka bërë thirrje qytetarëve amerikane që të shmangin daljet në qendër të kryeqyteti pas orës 16.30.

Ambasada shkruan në Facebook se protesta nuk dihet se sa zgjat.

NJOFTIMI I AMBASADËS

Sot në afërsi të Ministrisë së Brendshme në Tiranë, thuajse në qendër të qytetit mbahet një protestë. Kjo protestë pritet që të nisë në orën 16.30 minuta dhe nuk dihet sesa zgjat.

Qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri duhet të kenë kujdes dhe të shmangin daljen në këto zona:

Shmangni vendet e mundshme të protestës, përfshirë Bulevardin Kombëtar

Shmangni çdo tubim publik të njerëzve.

Monitoroni median lokale për të qenë në dijeni të asaj që ndodh

Jini të vetëdijshëm për rrethanat tuaja

Mbani një profil të ulët.