Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Shqiperi.

Ambasada shkruan se Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor te Piramida e Tiranës.

Po ashtu ai do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe komunitetin e ambasadës.

“Mirë se vjen në Shqipëri, Sekretari Blinken!
Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor te Piramida e Tiranës, për të festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe komunitetin e ambasadës.
Na ndiqni përgjatë kësaj vizite historike”-shkruan ambasada.