TIRANE – Ambasada Amerikane në vendin tonë njofton se ndryshimet në procedurat e aplikimit për vizat jo-emigruese dhe vizat emigruese do të publikohen në faqen zyrtare të Ambasadës të premten e ardhshme, më 21 dhjetor.
Ambasada Amerikane fton qytetarët e interesuar të vizitojnë faqen zyrtare (http://albanian.tirana.usembassy.gov/visas.html), në ditët në vijim, për tu njohur me ndryshimet, shkaqet e këtyre ndryshimeve dhe ndikimet që do të kenë ato tek qytetarët.
Përfaqësuesit e Ambasadës u kërkojnë personave që dëshirojnë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara, në muajt Dhjetor 2012 dhe Janar 2013, të aplikojnë për vizë sa më shpejt që të jetë e mundur. Detajet rreth procedurës së re do të jenë në dispozicion më 21 dhjetor.
Mësohet se nuk janë planifikuar ndryshime të tarifës së vizës dhe aplikantët përsëri duhet të paraqiten personalisht për një intervistë.





