Pak orë pas nisjes së protestës së opozitës para Kuvendit, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka kërkuar nga qytetarët që protestojnë, që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën.
Gjithashtu ambasada iu bën thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.
"Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur", thuhet në njoftim.





