Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka uruar vendit tonë me rastin e festës së 29 Nëntorit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shkruan se shqiptarët në Ditën e Çlirimt nderojnë ata që sakrifikuan jetët në luftë dhe kremtojnë lirinë.
“Shqipëria shënon sot përvjetorin e 77 të Çlirimit. Në këtë festë zyrtare, shqiptarët nderojnë ata që sakrifikuan jetët në luftë dhe kremtojnë lirinë. Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shqipëri!”thuhet në postim.