Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar gjithë shqiptarët për ditën e pavarësisë së Shqipërisë.

Ambasada ka zgjedhur urimin përmes një videoje ku oficerët dhe stafi i ambasadës amerikane ka udhëtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë jo vetëm për të uruar, por si një mesazh për të përjetuar kulturën dhe historinë për të cilën kanë luftuar shqiptarët.

“Urime popullit shqiptar nga US Embassy Tirana në 111-vjetorin e Pavarësisë! Për të shënuar këtë ditë të veçantë, oficerët dhe stafi ynë amerikanë kanë udhëtuar në të gjithë Shqipërinë jo vetëm për të ndarë këtë mesazh, por për të përjetuar kulturën dhe historinë e larmishme për të cilën kanë luftuar kaq shumë shqiptarë gjatë gjithë historisë suaj të pasur. Gëzuar Ditën e pavarësisë! Gëzuar Shqipëri”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.