Një javë pas rihapjes së garës për gjyqtarët që janë ftuar të bëhen pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ambasada e SHBA-së në Tiranë u është drejtuar me një thirrje të gjithë gjyqtarëve të të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e Apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Në faqen zyrtare në fb, Ambasada shprehet se "Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj"teksa fton gjyqtarët të aplikojnë në https://bit.ly/2P7bVKk.