Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar sot 78-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në një status në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada shkruan se e ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare.

“| 1944-2022 | Shqipëria feston 78-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare. Gëzuar Festën e Çlirimit, Shqipëri!”-shkruan ambasada e SHBA.