2 shtator 2015 – Ambasada Gjermane njofton se gjatë dy javëve në vijim pritet riatdhesimi i qindra shtetasve shqiptarë, të cilëve u është refuzuar qëndrimi në Gjermani. Sipas të dhënave të publikuara nga ambasada sot në mesditë, gjatë ditëve në vijim do të kthehen mbi 400 shqiptarë.
Me këtë nismë, shteti gjerman po rithekson edhe njëherë faktin e thënë më herët se për shqiptarët nuk do të ketë azil.
Datat për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë:
Në datën 02.09, ora 14:10 – rreth 200 persona
Në datën 02.09, ora 14:40 – rreth 140 persona
Në datën 03.09, ora 14:00 – rreth 40 persona
Në datën 04.09, ora 15:15 – Numri i saktë nuk është bërë ende i ditur
Në datën 10.09, ora 16:20 – Numri i saktë nuk është bërë ende i ditur
/portali DurresLajm/





