Ambasade gjermane në Tiranë shprehet e tronditur për lëkundjet sizmike që tronditën vendin përgjatë fundjavës.

Ambasada shkruan në Facebook, se shteti gjerman është në mbështetje  të plotë të popullit shqiptar, ndërsa shton se mendimet e tyre shkojnë për ata persona që kanë përjetuar frikë dhe dëme në banesat e tyre.

"Tërmetet e fundjavës na tronditën gjithashtu ne dhe ambasadën tonë. Mendimet tona shkojnë tek gjithë shqiptaret dhe shqiptarët të cilët janë lënduar ose shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar rëndë. Shpresojmë që të gjithë ta kalojnë shpejt këtë tronditje dhe pasojat e tij."