Ambasada gjermane në vendin tonë ka dhuruar pako me ushqime për familjet rome dhe egjiptiane në Tiranë.
I pranishëm gjatë shpërndarjes së ndihmave të para për 35 familje ishte edhe ambasadori Peter Zingraf njofton ambasada në një postim në Facebook.
POSTIMI I PLOTË
Ambasada Gjermane mbështet me ushqime familjet rome dhe egjiptiane në Tiranë
Së bashku kundër Corona Virusit – shumë njerëz janë veçanërisht të goditur nga kriza e Coronas në Shqipëri. Ne dëshirojmë të ofrojmë ndihmë në raste urgjente. Ambasada Gjermane do të mbështesë në dy muajt e ardhshëm familjet rome dhe egjiptiane në Tiranë me artikuj ushqimore dhe higjene. Blerja dhe shpërndarja e ndimave bëhet nga partneri ynë në këtë projektit ADRA (ADRA Albania).
Ambasadori Peter Zingraf ishte i pranishëm sot gjatë shpërndarjes së ndihmave të para për 35 familje dhe mundi të shihte situatën në vend – në prani të përfaqësuesve të Bashkisë së Tiranës, komunitetit lokal dhe organizatës ADRA. Ndihma urgjente në rajone të tjera të vendit do të nisen gjithashtu me mbështetjen gjermane brenda ditëve të ardhshme.