Ambasada greke në Tiranë njofton se prej masave kufizuese të COVID-19 ëhstë pezulluar lëshimi i vizave nga konsullatat në Shqipëri.

Ajo fton qytetarët aplikantë që kanë dëshirë, të tërheqin pasaportat e tyre pasi viza nuk do u jepet momentalisht. Për këtë aplikantët duhet të kontaktojnë autoritetet konsullore.

NJOFTIMI NGA AMBASADA GREKE

Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është përkohësisht i pezulluar.

Si rrjedhojë, informojmë aplikantët e vizave që dëshirojnë t’u kthehen pasaportat e tyre, të kontaktojnë Autoritetet konsullore.