Disa orë para protestës së opozitës, ambasada italiane në Shqipëri iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të saj të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin grumbullimet.

Në një postim në Facebook, ambasada paralajmëron se protesta e opozitës mund të sjellë pasoja në trafik në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit.

POSTIMI I PLOTË

Sot, e hënë, më 8 korrik, duke filluar rreth orës 20.00, do të ketë një protestë politike që do të përfshijë qendrën e Tiranës, në veçanti Bulevardin Deshmoret e Kombit, pranë Kryeministrise si dhe zonen e Parlamentit.

Rekomandohet të shmangni grumbullimet dhe të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe  të beni kujdes maksimal.

Gjithashtu duhet të theksohet se mund të ketë pasoja në trafik dhe në rrugët kryesore të hyrjes në qytet.