Ambasada Shqiptare në Poloni ka njoftuar se janë pezulluar fluturimet Shqipëri-Poloni, të cilat janë caktuar pas datës 1 shtator.

Ndër të tjera ambasada ka bërë me dije se do të organizohen 2 fluturime charter nga Tirana në Varshavë më 5 dhe 8 shtator të këtij viti.

Sakaq, thuhet se udhëtarëve me bileta për fluturimet LOT Polish Airlines të planifikuara pas 1 shtatorit të këtij viti, të cilat u anuluan për arsye administrative, do t’ju ofrohet një ndryshim falas në një nga fluturimet speciale të lartpërmendura.

INFORMACION PËR PASAGJERËT

Personat që kanë të drejtë të hyjnë në territorin e Republikës së Polonisë dhe janë të interesuar të blejnë bileta për lidhjet e linjave ajrore LOT Polish Airline nga Shqipëria në Poloni, kërkohet që të dërgojnë një aplikim tek: [email protected] me informacionin e mëposhtëm:

-emri dhe mbiemri (i secilit pasagjer të regjistruar, përfshirë fëmijët)

-kombësia siç thuhet në dokumentin e udhëtimit

– detajet e kontaktit – adresa e telefonit dhe e-mail

-data e preferuar e udhëtimit.

Vetëm ata që përmbajnë të gjitha shënimet e sipërpërmendura do të futen në listën e pasagjerëve. Në titullin e postës elektronike, ju lutemi përfshini fjalëkalimin: ALBANIA. Çmimi i biletës për një person të rritur do të jetë afërsisht 550 PLN.

Biletat për fluturime shiten përmes Qendrës së Kontaktit LOT. Konsulentët do të kontaktojnë me telefon çdo person që do të bëjë një kërkesë të saktë përmes postës elektronike. Për më tepër, ne dëshirojmë t’ju kujtojmë se secili pasagjer duhet të sigurohet se i plotëson kriteret për të hyrë në Poloni, para se të blejë biletën. Personat që nuk kanë të drejta të tilla, nuk do të lejohen