Ambasada Shqiptare në Francë para pak orësh ka dhënë njoftimin e rëndësishëm për të gjithë qytetarët që jetojnë në Francë dhe që kanë aplikuar për pasaportë dhe kartë identiteti.
Në njoftim thuhet se qytetarët të shkojnë të tëheqin dokumentet në tre ditët e para të javës nga ora 14:00 deri 16:00.
NJOFTIM
Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar deri më datë 9 prill (përfshirë) për pasaportë ose/dhe për kartë identiteti pranë Ambasadës Shqiptare në Paris, të vijnë të tërheqin ato ditët e hëna, të marta dhe të mërkura (përveç ditëve zyrtare të pushimit në Shqipëri), nga ora 14:00 deri 16:00.
Faleminderit





