19 qershor 2015 – “Më kujtohet hera e parë që votova, në 1984 në Kaliforni. Ishte e jashtëzakonshme të isha pjesë e diçkaje shumë më të madhe se unë dhe të ushtroja detyrën time si qytetar”. Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë, ka kërkuar nga qytetarët shqiptarë nëpërmjet një letre të hapur, që të votojnë të dielën e 21 qershorit. “Të votosh do të thotë të jesh pjesë e së ardhmes së kombit tënd. Unë shpresoj se të gjithë ju do të shkoni për të votuar të dielën”, apelon ai.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”