– Qyteti buzë Erzenit dëshmoi për votim të qetë
TIRANË, 23 qershor 2013 –Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu bën një vizitë surprizë në disa nga qendrat e votimit në Shijak, ku takohet me votues dhe komisionerë, duke i uruar ata për pjesëmarrjen e tyre në procesin zgjedhor të sotëm, njofton e përditshmja “Shekulli” e kandidatit për deputet të PS-së në Vlorë, Koço Kokëdhima.
Ndërkohë, sipas TV “Ora-news”, në Shijak deri në orën 15:00, nuk ka pasur probleme, me përjashtim të atyre pak rasteve për votime familjare, kur ka pasur të moshuar.
Në rrugë jozyrtare niveli i pjesëmarrjes në ZAZ 21 ishte rreth 40 për qind, kurse në Gjepalaj deri në 48 për qind.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





