30tetor 2015 – Ambasadori amerikan, Donald Lu u ka tërhequr veshin politikanëve shqiptarë. Sipas tij, të zgjedhurit vendorë apo deputetët nuk ka nevojë të “shesin mend” me Benz, BMË apo Audi të zinj. “Nëse keni ardhur këtu me Mercedes, BMË apo Audi të zinj, duhet të mendoni nëse kjo është mënyra që votuesit duan të përdorni paratë e tyre. Nëse zyra juaj është më e këndshme sesa dyqani i bukës apo zyra e postës në zonën tuaj, sërish duhet të mendoni nëse mund të përdoreshin më mirë këto para për ndërtimin e shkollave”, tha ambasadori Lu.

Në mesin e debateve për blerjen e makinave të reja shtetërore, diplomati amerikan në Tiranë ka sjellë shembullin e shmangies së shpenzimeve të tepërta.

“E vlerësoj kryetarin e Bashkisë së Tiranës që ka qenë kryetari i parë që refuzoi Mercedesin e zi të bashkisë dhe në vend mori me qira një Toyota të vogël, ngjyrë gri”, nënvizoi Lu.

/portali DurresLajm/