TIRANE– Ministri i jashtëm Edmond Panariti zhvillon sot një takim me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu.

Takimi mes diplomatit amerikan dhe ministrit Panariti do të zhvillohet në orën 10:00 në ambjentet e Ministrisë së Jashtme.

Nuk dihen ende detajet e takimit por disa nga temat që pritet të diskutohen janë çështjet e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, trupat paqeruajtëse shqiptare në Afganistan dhe zhvillimet në rajon.

Pritet që pas takimit të ketë edhe një prononcim për mediat nga të dyja palët për temat e diskutimit mes ambasadorit Arvizu dhe shefit të diplomacisë shqiptare.