Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler ka kërkuar reflektim nga politikanët shqiptarë.

Ai shkruan se konflikti politik duhet të marrë fund, pasi edhe në 1 korrik njerëzit do të jenë të njejtët. Por përkeqësimi i situatës ndikon tek e ardhmja e fëmijëve shqiptarë, të cilët mund të zgjedhin të largohen për një të ardhme më të mirë.

“Koha që Shqipëria të bëjë një hap prapa dhe të reflektojë. Politikanët duhet të mos gërmojnë më pasi 1 korriku do të vijë dhe fqinjët + kundërshtarët politikë do të jenë të njëjtët. Por fëmijët tuaj mund të jenë larguar për një të ardhme më të mirë #EuropeanAlbania”,- shkruan Sattler në Twitter.