Ambasadori britanik në Tiranë Duncan Norman zhvilloi sot në Durrës një takim me gazetarë të qytetit bregdetar.

Takimi erdhi në vazhdën e mbështetjes së vazhdueshme që ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka dhënë për median në Shqipëri.

Dëshmi e kësaj është edhe “DurrësLajm”, i cili së bashku me median tjetër lokale Amfora.al ka fituar këtë vit një projekt të rëndësishëm në kuadër të projektit rajonal #Media4ALL.

Në postimin në rrjete sociale, ambasada britanike shkruan:

“Takuam sot gazetarë nga #Durrësi për të diskutuar mbi gjendjen e Lirisë së Mediave dhe vështirësitë e shkaktuara nga krizat e Covid19 dhe tërmetit në Shqipëri.
Kënaqësi që kishim edhe përfaqësues nga Portali DurresLajm.al
 dhe Amfora, dy media lokale që mbështeten përmes Projektit tonë rajonal #Media4All.
Mbretëria e Bashkuar mbetet mbështetëse e të gjitha nismave në mbrojtje të Shtypit të Lirë”,
– shkruhet në postimin e ambasadës.

Takuam sot gazetarë nga #Durrësi për të diskutuar mbi gjendjen e Lirisë së Mediave dhe vështirësitë e shkaktuara…

Posted by British Embassy Tirana on Thursday, April 8, 2021