Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari ka lajmëruar mbështetjen e ambasadorit gjerman, Peter Zingraf mbi Reformën Zgjedhore.

Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari shkruan se ambasadori gjerman e mbështeti atë pasi i ka shpjeguar objektivat e opozitës parlamentare për këtë reformë.

“Sot takova Ambasadorin Gjerman, z. Peter Zingraf, ku biseduam për Reformën Zgjedhore, çeljen e negociatave me BE-në, Reformën në Drejtësi dhe situatën në vend. Vlerësova bashkëpunimin tonë të ngushtë midis të dyja vendeve si vende mike dhe partnere strategjike. E lumtur që pata mbështetjen e tij për Reformën Zgjedhore pasi i shpjegova të gjitha objektivat e opozitës parlamentare për këtë reformë”.