Kreu Ekzekutiv i Autoriteti Portual Durrës, Pirro Vengu ka mirëpritur në një takim ambasadorin gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf.

Amabasadori Zingraf vlerësoi klimën pozitive të ofruar ndaj biznesit gjerman dhe u shpreh i gatshëm për rritje të mëtejshme të bashkëpunimit me portin e Durrësit, si një ndër aktorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit dhe me potencial të rëndësishëm për shkëmbimet tregtare në rajonin tonë.

Pas prezantimit të zhvillimeve që pritet të ndodhin në portin e ri tregtar të Durrësit në Porto Romano, Vengu e njohu ambasadorin me një hap të rëndësishëm që është ndërmarrë së fundmi për hapjen e Qendrës së Ekselencës për Çështjet Detare, një bashkëpunim i Autoritetit Portual dhe Universitetit të Durrësit, që pritet të luaj një rol kyc në formimin e profesionistëve të rinj të detarisë si dhe për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore në të gjithë sektorin e transportit detar.