Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa të rinj shqiptarë, në kuadër të Ditës Europiane.
I pranishëm në këtë aktivitet, ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler u ka bërë thirrje të rinjve që mos të mendojnë vetëm emigracionin, por për mënyrën se si mund të përmirësojnë vendin.
"Nuk ka organizime nga të rinjtë. Qarkullim elitash në Shqipëri nuk ka. Mos mendoni thjesht të emigroni, por si mund të përmirësoni këto gjëra që keni. Shqipëria është vend i bekuar. Keni potencial të madh", u shpreh Sattler.





