Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar takimin e tij të parë zyrtar me kryeministrin e vendit, Edi Rama.
Ky lajm u bë i ditur na vetë ambasadori, i cili përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se biseda e parë mes tyre u fokusua në rrafshin e aspiratave të integrimit shqiptar në Union.
Ndër të tjera ai shprehet se është diskutuar për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në BE.
“Takimi im i parë me kryeministrin Edi Rama! Ne folëm për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në BE dhe se si unë dhe ekipi im mund ta shoqërojmë vendin në këtë rrugëtim sfidues, por premtues.”, u shpreh ai.
My first meeting with Prime Minister @ediramaal! We talked about Albania’s🇦🇱 next steps in its EU🇪🇺 integration process and how me and my team can accompany the country along this challenging but promising journey. pic.twitter.com/M7SMCD8q0P
— Silvio Gonzato (@EUAmbAL) December 11, 2023