Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka takuar ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Ervin Hoxha.
Gonzato tha në këtë takim se sundimi i ligjit është thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Po ashtu bëhet me dije se është diskutuar për partneritetin e ngushtë për çështje me rëndësi si roli i policisë, ripërdorimi i aseteve të konfiskuara, migracioni dhe përafrimi i vizave.
“Takova sot Ministrin e ri të Brendshëm, Ervin Hoxha. Ramë dakord se sundimi i ligjit është themelor për procesin e anëtarësimit në BE. Gjithashtu folëm për partneritetin tonë të ngushtë për çështje me rëndësi si roli i policisë, ripërdorimi i aseteve të konfiskuara, migracioni dhe përafrimi i vizave. Bashkimi Evropian 🇪🇺 mbetet i përkushtuar për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për agjencitë 🇦🇱 e zbatimit të ligjit.” Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.