Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, doli në një konferencë për shtyp mbi nisjen e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

Ai tha se i ka bërë kërkesë Shqipërisë për ndihmë me benzinë dhe lëngje të tjera.

Shkurov, bëri thirrje për ndihmë aktive nga BE, SHBA dhe gjithë popujt e tjerë demokratik.

“Sot natën Rusia ka kryer agresion, Ukraina është e sulmuar përgjatë perimetrit kufitar. Bombardimet janë kryer mbi objekte ushtarake por dhe mbi qytete paqësore.

Kjo është një akt lufte, shkelje e hartës së OKB. Kemi shpallur gjendje ushtarake nëq gjithë terirotnin është mbyllur hapësira ajrore e Ukrainës kufijtë perëndmore të hapura e punojnë në regjimin e sigurisë së lartë.

Aktualisht mbeshtetje zyrtare kanë shprehur Presidenti, Kyreministri, kryetari i Parlamenti, ministri i Jashtëm ministri i Mbrojtjes, i Ekonomisë, kryetarët e partive populli në mënyrë masive dhe ju falenderojmë për këtë.

Ne nuk do dorëzojmë pavarësinë e sovranitetin do mbrojmë atdheun tonë me të gjitha mënyrat por kemi nevojë për mbështetje e ndihmë aktive. Bëjmë thirrje BE, SHBA dhe gjithë botës demokrartike të përdorin ndaj agresionit sanksione që do ndalin agresorin.

Kemi bërë kërkesë për armatime dhe ndihmë financiare dhe kemi bërë një kërkesë qeverisë shqiptare për ndihmë me benzinë dhe lëngje të tjera.”, tha Shkurov.