Ambasadori italian në Tiranë Alberto Cutillo ka shkuar në Durrës për të parë nga afër punën që po bëhet për nxjerrjen e personave të tjerë të mbetur ende nën rrënoja.

Cutillo ka qenë pranë grupeve të kërkim shpëtimit që po punojnë ende në rrënojat e banesës së familjes Lala për të gjetur të zhdukurit e tërmetit të 26 nëntorit.

Operacioni konsiderohet shumë i vështirë dhe zgjat prej 3 ditësh.