I dërguari i qeverisë amerikane në Shqipëri, ambasadori Donald Lu ka zgjedhur të flasë me karta të hapura sot në aktivitetin e organizuar për 20-vjetorin e Shkollës së Magjistraturës, duke dhënë mesazhe të forta. Zyrtari amerikan ka dhënë informacione për grupet kriminale në Shqipëri, duke numëruar 20 prej tyre. Po kështu Lu u shpreh së në Shqipëri veprojnë 4 klane kryesore.
“Sistemi i drejtësisë e la në baltë Fildeze Hafizin. Lul Berisha u lirua gabimisht nga burgu. Vetitingu do fillojë javën që vjen, ky proces do të bëhet me profesionalizëm. Shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë larguar kriminelët nga parlamenti. Parlamenti i 2017 është më i mirë se ai i mëparshmi.
Lufta kundër krimit të organizuar derisa peshqit e mëdhenj të futen në burg. Kater klane kryesore drejtojnë 20 familje kriminale shqiptare qe dominojnë aktivitetet kriminale.
Emiljano Shullazi është një nga këta grupe kriminale. Lulzim Berisha, i cili u lirua gabimisht. Klement Balili i shpëtoi drejtësisë për 18 muaj. Ka shumë Shullazë, Lul Berisha e Klement Balili në Shqipëri”, tha Lu.





