Ambasadori amerikan Donald Lu po zhvillon një takim informal me ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani në Rogner.
Kujtojmë se Ylli Manjani mbetet një nga kritikët e qeverisë por edhe të ambasadorit, me të cilin shpeshherë kanë patur qendrime të kundërta, që i kanë pasqyruar edhe më media.
Dje ishte rasti i fundit, kur ambasada amerikane mbështeti Arta Markun për shkarkimin e prokurorit të Tahirit, Besim Hajdarmaraj, ndërsa Manjani përmes një statusi në facebook tha se prokuroria është krejtësisht e kapur nga qeveria.





