Pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha mbrëmjen e djeshme në emisionin “Debat’ se një ambasador i kishte thënë se do të arrestohet Vangjush Dako, sot ka bërë reagimin e radhës në një postim në Facebook, kryebashkiaku i Durrësit.

Dako paralajmëron se do e çojë në gjyq ish-kryeministrin Berisha për këtë shpifje, ndërsa shkruan se PD-ja do e shohë me dylbi Durrësin.

POSTIMI I DAKOS

Saliu paska folur me një ambasador për arrestimin tim! Kurse unë flas përditë me qytetarë për arrestimin e Saliut, qëkur ky plak sherrxhi iku nga pushteti dhe nuk e kupton mileti si ka mundësi që ky që vrau e vodhi si askush në histori është akoma i lirë!!.. Saliu shpif se nuk ka ambasador të shkojë tek një politikan dhe t'i flasë për arrestime njerëzish. Vetëm ky dhe Bujari kane arritur të thonë këtë budallallëk! Ndërsa unë them vetëm të vërtetën, se s'ka shqiptar të ndershëm që të mos e dojë arrestimin e këtij njeriu që vetëm sherrin i pa Shqipëria. Megjithatë, për mua Saliu le te rrijë aty ku është bashkë me toçin e vet dhe le ta shohin me dylbi Durrësin! Ndërkohë unë po e çoj në gjyq edhe për këtë ambasadorin dhe ishalla po më sjell Qim Pekën dëshmitar në emër të ambasadorit, ose edhe atë larvën, Salianjin e pranoj po me kusht që të paguajë PD edhe dezinfektimin e gjykatës kur të ikë larva.