TIRANE – Në prag të ndërrimit të viteve, Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Ettore Sequi, uroi sot të gjithë shqiptarët, duke theksuar se viti që po vjen do të jetë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Shqipërisë.
Duke folur në gjuhën shqipe, Ambasadori Sequi u kërkon shqiptarëve që ta shohin vitin e ardhshëm si një mundësi të re, ndërsa shprehu besimin e realizimit të sfidave në të ardhmen.
“Të dashur miq shqiptarë, pas pak ditësh nis viti i ri. Për mua do jetë viti i tetë në vendin tuaj të bukur me ju. E di që ende flas shqip si arbëresh. Shqiptarët janë evropianë në gjeografi dhe evropianë në shpirt. Besoj te ëndrra evropiane e shqiptarëve. Ky vit do të jetë i rëndësishëm për vendin tuaj dhe perspektiven e tij evropiane. Një vit i ri nuk është vetëm një numër më tepër në kalendar, por është edhe një mundësi e re. Kam besim se bashkë do realizojmë sfidat në të ardhmen. Gëzuar të gjithë shqiptarëve.”- u shpreh Ambasadori Sequi.





