TIRANE, 4 korrik 2013 – Kryeministri në detyrë, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me ambasadorin e BE-së në vendin tonë Ettore Sequi. 

Ambasadori Sequi është parë të hyjë rreth orës 12:00 në godinën qeveritare, ndërsa takimi ka zgjatur rreth 30 minuta. 

Momentalisht nuk ka të dhëna rreth temave të diskutuara në këtë takim, i cili pritet të zbardhet nga kryeministria.