22 janar 2015 – Ambasadori i ri i Shqipërisë në Mal të zi, z. Ernal Filjo kreu vizitën e parë zyrtare në qytetin shqiptar të Ulqinit. Ambasadori pati takim me kryebashkiakun e Ulqinit, Fatmir Gjekën e më pas shëtiti e drekoi në një restorant me pronar shqiptar në Ulqin.
Ambasadori theksoi se do punojë me subjektet politike shqiptare në Mal të Zi, që ato të përpilojnë një platform të përbashkët e të njesuar të problemit shqiptar në Mal të Zi. Më pas, kjo platformë do t'u paraqitet autoriteteve malazeze të z. Gjukanoviç si projekt, që kërkon zbatim në praktikë.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





