Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka folur për çështjen e Teatrit Kombëtar të cilën e ka konsideruar si shumë të rëndësishme dhe ku janë përfshirë shumë ndjesi dhe interesa.

Sipas tij, ligji dhe sundimi i shtetit ligjor është parimi që duhet të udheheqë autoritetet shqiptare.

"Kjo çështje është shumë e rëndësishme, pjesë e një debati intensiv që po bëhet në shoqërinë shqiptare që janë përfshirë shumë ndjesi, ndjenja, dhe është një cështje delikate por edhe e politizuar. Nuk na takon ne që të themi nese duhet të ketë një ndërtesë të re apo rinovim të ndërtesës së vjetër, këtë e thanë autoritetet shqiptare. Pozicioni ka qenë mjaft i qartë që nga shtatori i vitit të shkuar ai. Është lancuar tender, kritere të qartë dhe transparente për këtë projekt dhe po ashtu të ketë një qasje të drejtë dhe të ndershme në lidhje me këtë cështje. Mendoj që kjo është një cështje e cila vazhdon të ketë debat të madh në Shqipëri. Për ne, siç e thashë, është e rëndësishme të respektohet sundimi i ligjit. Procedurat e tenderit të jenë në përputhje me ato të BE, tenderi është i hapur deri në shtator, e rëndësishme është cështja e konkurrencë së lirë dhe të drejtë dhe ai të jetë i hapur deri në 19 shtator",- tha ai.