Diplomatët e pëlqejnë realitetin virtual po aq sa ne të tjerët. Në mëngjesin e së mërkurës, Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca mori pjesë në një aktivitet në kuadër të “Javëve të Europës” në Durrës.
Pikërisht aty ai u njoh me realitetin virtual. Projekti VTech (“Përshpejtimi i Modernizimit të Universitetit në Ballkanin Perëndimor përmes Teknologjisë Virtuale”) i ofroi Ambasadorit Soreca dhe kryetares së Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako një shans për të parë dhe përjetuar risitë të më fundit të teknologjisë së realitetit virtual.
Ambasadori u shfaq i impresionuar me pajisjet VR projektit të projektit dhe demonstrimi u shoqërua me të qeshura dhe entuziazëm.
Pajisjet VR të Projektit VTech krijojnë një përvojë unike për studentët. Përmes zbatimit të këtij projekti UAMD synon të prezantojë për herë të parë në universitetet e Ballkanit Perëndimor konceptin e realitetit virtual si një mjet për përshpejtimin e modernizimit të universitetit. Herës tjetër shpresojmë ta shohim Ambasadorin Soreca në një kurs universitar virtual.





