"Duam që kjo opozitë të shkojë në zgjedhjet lokale. Ne shpresojmë se opozita do të marrë pjesë në zgjedhje".

Kështu është shprehur ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca pas krijimit të dy grupeve të reja parlamentare në Kuvend, që përfaqësojnë PD dhe LSI.

Konkretisht, grupi parlamentar demokrat kryesohet nga Rudina Hajdari dhe grupi i pavarur ka si kryetar Nimet Musain.

Pak para reagimit të Sorecës, ishte kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ajo që apeloi për mosbojkotimin e zgjedhjeve si dhe angazhimin e saj e të grupit që përfaqëson për të ndryshuar sistemin zgjedhor.