Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca u ka bërë sërish thirrje palëve politike që të ulen në dialog dhe të diskutojnë për mundësinë e zgjidhjes së krizës aktuale politike.
Gjatë takimit për nënshkrimin e marrëveshjes financiare IPA 2018, ambasadori tha se 91% e shqiptarëve duan që Shqipëria të futet në BE, dhe ky është treguesi kryesor se përse partitë politike duhet të futen menjëherë në dialog, dhe të shpresojnë që në tetor të hapet drita jeshile drejt BE.
"Çelja e negociatave nuk do të jetë fundi i fillimit, por fillimi i një procesi që shpresojë që në tetor të çojë në dhënien e dritës jeshile. U kemi kërkuar palëve politike të futën ne dialog që në nisje të kësaj krize. Dialogu duhet të fillojë nga një pikë shumë specifike, dhe kjo pikë është reforma zgjedhore. Mendoj se është shume e rëndësishme dhe e nevojshme. Palët politike duhet të kuptojnë se 91% e shqiptarëve që duan të bëhen pjesë e BE, që do të thotë se të gjithë palët duhet të dialogojnë", u shpreh ai.





