Në kuadër të masave për koronavirusin në vend, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka anuluar takimin në shkollën e Magjistraturës.

Lajmin e ka dhene ambasada amerikan përmes rrjeteve sociale, ku shpërndan edhe një mesazh të ambasadores Kim.

“Nuk mund të vizitoj Shkollë e Magjistraturës ashtu si ishte paracaktuar – Ambasada e SHBA mbështet rregullat e qeverisë për COVID-19, por doja të falënderoja drejtorin Sokol Sadushi dhe ekipin e tij për punën e tyre të shkëlqyer me programin Drejtësi për të gjithë të USAID/Albania dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, në zbatimin e reformës në drejtësi.

Lajm i mirë që Shkolla e Magjistraturës ka një kurrikulë të plotë për Administrimin e Gjykatave dhe një model modern të sallës së gjyqit për trajnimin e gjykatësve të rinj.”– thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.