Ambasadorja Amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield ka mbërritur këtë të dielë në Tiranë për një vizitë dy ditore ku do të ketë takime, me përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile.

E shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, Linda Thomas-Greenfield ka vizituar sheshin “Skënderbej” dhe pjesë të tjera të kryeqytetit.

Më herët, ambasadorja amerikane në OKB përmes një postimi në “Twitter”, u shpreh se Shqipëria është një aleat i palëkundur  dhe partner kritik i Këshillit të Sigurimit të OKB.

“Sapo mbërrita në Tiranë për një vizitë dy ditore për takime me përfaqësues të shoqërisë civile dhe qeveritarë. Shqipëria është një aleat i palëkundur  dhe partner kritik i Këshillit të Sigurimit të OKB, veçanërisht në kushtet e luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, shkroi ambasadorja