Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me deputeten Rudina Hajdari.
Diplomatja amerikane shkruan në Twitter se në takim u diskutua mbi udhëheqjen e Hajdarit të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe “vendimin e saj për të mbështetur marrëveshjen e Reformës Zgjedhore”.
“U takova me Rudina Hajdarin për të diskutuar udhëheqjen e saj të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe vendimin e saj strategjik për të mbështetur 6/5 marrëveshjen e Reformës Zgjedhore në mënyrë që Shqipëria të përmbushë parakushtet. Unë e respektoj luftën e saj parimore për më shumë duke mbajtur në mendje një figurë të madhe”, shkruan ambasadorja Kim.





