Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka vizituar këtë të enjte ambientet e SPAK.
Yuri Kim pritet të takojë 28 agjentët e rinj të cilët do të marrin zyrtarisht detyrën si punonjës të BKH.
Këta persona do të merren me dosjet e krimit të organizuar dhe zyrtarë e korruptuar.
Byroja Kombëtare e Hetimit, është e ngjashme me at të FBI-së amerikane.
Kim shkon në SPAK një ditë pas vizitës në Shqipëri të zyrtarit të lartë amerikan Philip Reeker.





