Ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann i ka bërë thirrje sistemit të drejtësisë në vendin tonë që të japë rezultate te larta njëjtë si në standardet e BE-së.
Prezente në 1-vjetorin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, ambasadorja Hohmann, i bëri thirrje Shqipërisë që të vazhdojë punën pasi “nuk ka kohë për pushim”.
Hohmann thotë se vendimet e marra nga sistemi i drejtësisë nuk duhet të kenë dyshime apo pikëpyetje, ndërsa theksoi se SPAK deri më tani ka dhënë rezultate.
“Është e rëndësishme të marr pjesë në këtë forum që flitet për integrimin europian dhe kjo është një mbledhje e veçantë. Para 1 viti ne hodhëm hapin e parë dhe futëm Shqipërinë në rrugën e BE. Kjo do jetë hera e fundit që unë do jem në shoqërinë tuaj në rolin tim si shefe e delegacionit të BE. Do thosha në përgjithësi Shqipëria është në një pozicionim të mirë megjithatë shumë punë ende mbetet për t’u bërë. Nuk ka kohë për pushim.
Gjithashtu mund të keni dëgjuar që jo vetëm screening është në prones, por nesër shtetet anëtare të BE do të marrin raportin për këtë grup kapitujt. Komisioni do t’ia prezantojë shteteve anëtare e cila kjo fillon fazën tjetër që shqyrtohet hapja e negociatave me shpresën që kjo të ndodhë në Dhjetor. Edhe sinjalet politike nga Shqipëria kanë peshë të madhe. Shtetet anëtare formojnë opinionin e tyre se si të votojnë në atë raport, por edhe nga sinjalet politike që vijnë nga Shqipëria, ju e keni në dorë. Deri tani ka plot personel shqiptar në institucione që e njohin Brukselin ndoshta më mirë se unë. Ekipet shqiptare po bëjnë shumë mirë në ato seksione dhe po bëjnë performancë shumë të mirë. Duhet ta vëmë në dukje, ta njohim këtë. Tani jemi në grupkapitullin 5, pastaj kemi dhe 6, shpresojmë që gjithçka të përfundojë.
Pala shqiptare e bëri punën e vetë. Pastaj ndodhi diçka. Perceptimi i Shqipërisë tek bota e jashtme ka ndryshuar dhe kjo mund të shihej në samitin në 6 Dhjetor. Duhet të jeni krenarë por edhe të vetëdijshëm se kjo është shprehje e pritshmërive që ka BE të vazhdojë të japë rezultate, është diçka që vjen me ngarkesë, sepse nuk ka drekë falas”.