Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka dalë në faqen e parë të revistës amerikane “Jeta në Uashington”.
Çitaku ka shkruar se është e nderuar që revista ka përzgjedhur ambasadoren e Kosovës për ballinën e saj.
“Jam e nderuar që këtë vit revista “Jeta në Uashington” të përzgjedhë ambasadoren e Kosovës për ballinën e saj”, ka shkruar ndër të tjerash Çitaku.





