Pasditen e sotme, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është takuar përreth 30 minuta me kryeministrin Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë.
Deri më tani ende nuk është bërë e ditur tema e diskutimit mes ambasadores dhe kryeministrit.
Kujtojmë se ky takim vjen pas përplasjeve të forta mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.





