Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Takimi është mbajtur në selinë e LSI, ndërsa ka zgjatur për rreth 1 orë e 30 minuta, duke filluar në orën 11:30 të paradites dhe u mbyll rreth orës 13:00.

Ende është e paqartë se cili ka qenë fokusi i takimit mes Yuri Kim dhe Monika Kryemadhit. Por, gjithçka vjen vetëm pak ditë nga mbajtja e tubimit të thirrur nga Presidenti Meta në mbrojtje të Kushtetutës.

Pak ditë më parë Yuri Kim zhvilloi një takim me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndërsa ditën e djeshme u takua me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.  Kjo e fundit akuzohet nga Presidenti Meta për shpërdorim detyre.