Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar sot në ambientet e SPAK, Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Mësohet se diplomatja amerikane është takuar me kreun e SPAK, Arben Kraja, ku ka diskutuar për disa çështje me rëndësi.

Gjithashtu, Yuri Kim është takuar dhe me drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.