Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka shkuar këtë të premte në Kryesinë e Kuvendit. Mësohet se ajo do të zhvillojë një takim me kryetarë dhe nënkryetarë të komisioneve.
Kim në këtë takim është shoqëruar nga Dilawar Syed, përfaqësues Special për Çështjet Tregtare dhe të biznesit në Departamentin e Shtetit.
Ky takim vjen një ditë pas seancën plenare të tensionuar në Kuvend, që solli dhe përjashtimin e 3 deputetëve demokratë.